Veliaj: Banesat e reja do rrethohen nga galeri, kopshte dhe universitete

5 familjet e para që do të marrin shtëpi në lagjen e re të Kombinatit kanë nënshkruar kontratat e porosisë, në një ceremoni të organizuar në Bashkinë e Tiranës. Kryebashkiaku Veliaj tha se për hir të fushatës elektorale nuk duhen thënë të pavërteta për rindërtimin në Tiranë.

Veliaj përmendi shembuj se si vlera e pronës është shtuar në ato zona të Tiranës ku është investuar në cilësinë në infrastrukturë. Veliaj tha se projekti i rindërtimit në Kombinat do të vazhdojë me 200 familje të tjera që do të nënshkruajnë kontratat për shtëpitë e reja.

Tv Klan