Prej 18 Majit, spitalet rajonale dhe universitare do të rifillojnë të kryejnë operacionet e planifikuara.

Nga spitali i Kirurgjisë në QSUT, ministrja Ogerta Manastirliu tha se kjo hapje graduale e sistemit shëndetësor vjen nga vlerësimit nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Po ashtu po vlerësohet edhe kthimi në normalitet i spitalit Covid 2.

“Jemi duke vlerësuar me komitetin Teknik të Ekspertëve edhe rikthimin në normalitet të spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’, i cili i është dedikuar COVID2 dhe brenda kësaj jave do të kemi një vendim për të vlerësuar rikthimin në normalitet të këtij spitalit për të ofruar shërbimet e tij”.

Kirurgët thanë se vetëm fillimi do të jetë me kapacitete të reduktuara për t’ju kthyer më pas normalitetit.

“Do të doja që qytetarët të jenë të ndërgjegjshëm për distancim social dhe higjienën personale, ndërsa shërbimi i kirurgjisë është gati, si fillim do të fillojmë me kapacitet më të ulët, me ndërhyrje më urgjente, për ta shtrirë hap pas hapi”

Urgjencat kirurgjikale dhe patologjive malinje kanë qenë në shërbim të qytetarëve edhe gjatë periudhës së pandemisë.

Tv Klan