Dy person janë arrestohen në flagrancë nga ana e policisë kufitare në Kapshticë, duke u futur brenda vendit, me një armë zjarri dhe disa mallra që po i kalonin kontrabandë.

Të arrestuari janë Dhurim Doksani, 31 vjeç dhe Klodjan Kurti 26 vjeç, të dy banues në fshatin Klos- Burrel.

Ndalimi i tyre u bë pasi ata janë kapur në flagrancë nga shërbimet e patrullës së Kufirit, në afërsi të Piramidës nr 28, mbi Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, duke kaluar kufirin nga jashtë-brenda territorit tonë, në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kontrollit në brendësi të valixhes që zotëronin, midis sendeve të tjera personale, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë gjahu e çmontuar, tre fishekë, si edhe disa pajisje të ndryshme të cilat këta shtetas, po i futnin kontrabandë në vendin tonë.

Ndaj tyre janë ngritur akuzat për “Kontrabandë me mallra të tjera”; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”; “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” të kryera në bashkëpunim./tvklan.al