Euro nuk është duke njohur ndalje në rënien e saj. Sot monedha e përbashkët europiane ka shkuar poshtë nivelit të 126 lekëve, duke u këmbyer me 125.9 lekë.

Ky është një tjetër rekord në dekadën e fundit të historisë së saj në tregun e këmbimit vendas. Leku ka fituar pikë edhe ndaj Dollarit dhe Paundit britanik.

Gjatë gjithë vitit, zhvlerësimi i Euros po ndodh me shpejtësi, ndërsa pritet që ajo të vijojë rënien sidomos gjatë periudhës së verës, për shkak të hyrjes së valutave të huaja në treg gjatë sezonit turistik.

Tv Klan