Një shqiptar është dënuar me burg, pasi e gjeti veten të përfshirë në një operacion të shkallës së gjerë të trafikut të drogës në Oxford, në mënyrë që të paguante borxhin që i kishte trafikantëve, të cilët e kishin ndihmuar të futej në Britani.

Ergys A. u dënua me mbi 4 vjet burg, pasi policia i gjeti në banesë kokainë me vlerë mbi 6 mijë paund, si dhe 12 mijë paund kesh.

Megjithatë, ndonëse kishte fituar një rol domethënës në këtë rrjet droge, gjykata e Oxford u njoh të enjten me faktin se 28-vjeçari kishte qenë nën presion dhe ishte detyruar që të behej pjesë e organizatës, në mënyrë që të paguante borxhin prej plot 10 mijë paundësh, që i kishte grupit që e kishte futur ilegalisht në Britani.

Ai kishte mbërritur në këtë shtet i fshehur në pjesën e pasme të një kamioni më herët gjatë këtij viti. Banda i kishte dhënë atij dokumente identiteti false, dy automjete dhe një sasi të madhe parash kesh.

Policia ra fillimisht në gjurmët e 28-vjeçarit pasi gjeti disa dokumente në makinën e një tjetër trafikanti, që referonin një adresë në Rymers Lane. Kur oficerët mbërritën në banesën në fjalë gjetën një numër të madh veshjesh e sendesh të shtrenjta, si dhe shumë karta bankare në emër të personave të ndryshëm. Pas një kontrolli të shpejtë ata zbuluan sasinë prej 12 mijë paundësh, si dhe kokainën.

Gjatë marrjes në pyetje, Ergys A. deklaroi se qëndronte në këtë banesë prej 3 javësh dhe mohoi të kishte dijeni për drogën dhe paratë. Por më vonë ai pranoi akuzat e shpërndarjes së kokainës, posedim të të mirave me burim kriminal dhe posedim të dokumenteve të identitetit false.

Duke folur për shqiptarin, avokati mbrojtës tha: “

E vetmja gjë që dua të them është se ky njeri po shfrytëzohej. Ai nuk ishte në dijeni në shkallën e organizatës që bënte pjesë, apo sesa po shfrytëzohej. Nuk flet më shumë se 2 fjalë anglisht, kështu është mëse e qartë se nuk kemi të bëjnë me dikë që është në gjendje të menaxhojë një operacion të përmasave të tilla”.

Në përfundim të gjykimi të tij, gjykata dhe në total 4 vjet e 2 muaj burg për të riun shqiptar, një dënim i reduktuar pasi Ergys A. pranoi akuzat e ngritura ndaj tij.

//tvklan.al