Një ndër çiftet më të përfolura dhe të dashura të skenës dhe ekranit shqiptar janë Miriam Cani dhe Alban Skënderaj.

Këtë radhë ata kanë vendosur që të surprizojnë të gjithë fansat duke bashkuar forcat për një super duet.

Mbrëmjen e djeshme, ata na kanë zbuluar pak nga projekti i tyre më i ri ku si gjithmonë kanë goditur në shenjë me tekstin e këngës mjaft të ndjerë.

“E nëse bota do të ketë kthyer shpinën, do të dua si ditën e parë”, dëgjohet në sekuencën e klipit që artistët kanë publikuar në Instagram.

Po ashtu, dyshja kanë zbuluar se projekti do të vijë më shpejt se sa mendonim, pikërisht në datën 25 qershor, ora 18:00.

Sjellim në vëmendje se artistët publikuan më herët në rrjetet sociale dy foto romantike teksa në sfond ishte perëndimi i diellit.

“Në kohë të mira e të vështira!” shkroi Albani, ndërkohë Miriam iu drejtua me fjalët: Zemër përmbi zemër”, që është edhe tituli i këngës./tvklan.al