Siç dihet këngëtarja e njohur Fjolla Morina vazhdon të jetë në arrati nga policia, por kjo gjë nuk e ndalon që ta shijojë jetën më së miri me partnerin Fisnik Syla.

Mbrëmjen e djeshme Fjolla është surprizuar nga Fisniku dhe momentet romantike të saj i ka publikuar në rrjetet sociale.

Në pamjet e publikuara shihet një vaskë me petale trëndafili, një buqetë e madhe me lule, petale të shpërndara në të gjithë dhomën dhe shtrat.

“Jeta ime! Të dua përgjithmonë”, ka shkruar Fjolla mjaft e lumtur për këtë surprizë. /tvklan.al