Ndërsa bota po lëviz drejt energjive dhe pajisjeve novatore më eficiente, një mision tjetër i rëndësishëm mbetet reduktimi i dëmit të shkaktuar kryesisht nga teknologjitë e vjetra. Diçka e tillë prek disa fusha dhe sektorë, nga transporti dhe deri te pajisjet e ndryshme të përdorimit të përditshëm.

Megjithatë, një nga sfidat moderne mbetet ulja domethënëse e riskut për duhanpirësit të cilët nuk arrijnë ta lënë cigaren. Ndërkaq, përmes kërkimit të vazhdueshëm shkencor është zbuluar se pjesa dërrmuese e përbërësve të rrezikshëm të një cigareje, çlirohen gjatë procesit të djegies. Megjithatë, tymosja e duhanit në botë dhe Shqipëri kaloi nëpër shekuj paditurie dhe paqartësie mbi rreziqet që djegia e duhanit shkakton. Duhani fillimisht është përdorur nga amerikanët vendas, të cilët e kanë kultivuar bimën dhe e kanë konsumuar atë për qëllime mjekësore apo në ceremoni të ndryshme.

Në Europë, farat për të mbjellë bimën e duhanit janë sjellë nga Kristofor Kolombi. Por europianët nuk e kanë konsumuar gjerësisht duhanin deri në mes të shekullit të 16-të, kur duhanpirja nisi të përhapet me shpejtësi në të gjithë Europën. Tashmë, sfida për të ulur rreziqet që vijnë nga tymosja, e ka gjetur përgjigjen te një e ardhme pa tym, pa katran dhe pa pjesën dërrmuese të përbërësve të rrezikshëm të cilët janë përgjegjës për një sërë sëmundjesh që mund të shfaqen, ose rëndohen më shumë tek personat që pinë cigare. Vetë industria e duhanit është përfshirë prej vitesh në një betejë kundër tymit. Metoda e lashtë dhe që vazhdon të përdoret edhe sot, përfshin djegien e produktit për të lëshuar nikotinën. Por në të njëjtën kohë, përmes djegies, lëshohen edhe një sërë përbërësish të rrezikshëm.

Prej këtej, mundësimi i teknologjisë që lejon marrjen nikotinës pa shkaktuar zjarr dhe tym, është arritja kryesore në reduktimi e dëmit. Ndër këto përparime shkencore, bie në sy investimi prej mbi 6 miliardë dollarësh, më i madhi në sektor, nga Philip Morris, kompani e cila i priu që në fillim transformimit të industrisë së duhanit. Përmes këtij investimi në kërkime të përparuara shkencore, u arrit te prezantimi i IQOS, një pajisje e fjalës së fundit të teknologjisë dhe një alternativë me risk të reduktuar që e ngroh por nuk e djeg duhanin dhe si rrjedhojë shmangur deri në masën 95% përbërësit e rrezikshëm, tymin, hirin dhe katranin. Ndaj, ata persona që nuk e lënë dot duhanpirjen, mund të ndryshojnë formën e saj duke kaluar nga thithja e tymit të një ‘pishtari’ të vogël, te marrja e nikotinës pa djegie përmes një pajisjeje moderne pa tym.