Një i moshuar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dhe përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një  44 –vjeçare. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë Bashkim Aliko. 71 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën “Muhamed Deliu” .

Sipas të njëjtave burime, ky person në ashensorin e pallatit ka ngacmuar seksualisht si dhe përndjekur në mënyrë të përsëritur shtetasen E. L., 44 vjeçe, banuese në Tiranë. Materialet në ngarkim të 71-vjeçarit i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme./tvklan.al