Ngeli shtatzënë gjatë fakultetit, Ema Andrea: Nëna më tha e rrisim bashkë…



Ngeli shtatzënë gjatë fakultetit, Ema Andrea: Nëna më tha e rrisim bashkë…

13:49 22/01/2021

E ftuar në emisionin “Historia ime” ka qenë artistja dhe aktorja e njohur Ema Andrea e cila përveç jetës së saj profesionale, ku ka kaluar shumë pengesa dhe të papritura, ka folur si rrallë herë edhe për jetën private dhe ardhjen në jetë të vajzës së saj Sarës.

Mirela Milori: Ema unë të mbaj mend si një ndër vajzat më të bukura të Tiranës. Gjithmonë ke rënë në sy. Kur kaloje tek rruga e Kavajës ishte një kështu “po kalon Ema”. Dihej visheshe me të zeza, ishe një vajzë shumë simpatike dhe shumë pak kohë ishe vajzë sepse ti u martove shpejt, vjen Sara. Si ishte martesa jote?

Ema Andera: Unë kam qenë dhe jam një person romantik, kam besuar në dashuri. Ëndrrat e mia kanë qenë të studioj jashtë, kur kam qenë adoleshente ëndrrat kanë qenë të lidhura me arti dhe pastaj me mënyrën e të jetuarit. Më ka pëlqyer të jetoj e pavarur edhe ëndërroja këtë jetën që nuk gjykojnë, nuk paragjykojnë. Në Shqipëri po të qeshësh në mëngjes, të thonë a ke pirë? Që do të thotë ka qenë shumë e vështirë të jesh vetvetja në shoqërinë tonë.

Unë ngela shtatzënë kur isha në fakultet në vitin e tretë dhe natyrisht që nuk kisha ndërmend të bëja ndonjë zgjidhje pragmatike midis vetes dhe fëmijës, janë ato shenja që ti jep një Univers, besoj se ka qenë fati im më i madh sepse më ka bërë të hyj në një stad të mrekullueshëm shpirtëror, përgjegjësie, në raport me veten, në raport me shoqërinë dhe për të gjitha zgjedhjet që janë bërë më pas.

Nëna ime më ka thënë ne mund ta rrisim fëmijën bashkë, unë do të respektoj çdo dëshirë tënden. Bëhet fjalë për vite shumë të ashpra për të bërë të tilla zgjedhje por jam rritur nga ajo nënë. /tvklan.al






Të ngjashme