Shpjegon formulën për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ

Opozita i kërkoi mazhorancës një formulë të re për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, e cila të reflektojë dakordësinë e arritur mes palëve në 5 Qershor.

Në një mesazh publik, opozita i kërkoi Partisë Socialiste të shpjegojë se “me cilën pjesë të propozimit te saj nuk është dakord dhe të bëjë një propozim të saj alternativ në përputhje me dakordësinë e 5 Qershorit, pra sesi të garantohet me ligj konsultimi dhe ndarja proporcionale e anëtarëve të KQZ midis partive të mazhorancës dhe partive të opozitës”.

Sipas opozites, Partia Socialiste ka mbetur tek drafti i vjetër i saj, duke refuzuar të reflektojë dakordësinë e 5 Qershorit.

Tv Klan