Nik Xhelilaj po korr një sukses të madh si aktor, jo vetëm në Gjermani, por edhe në Turqi. Një famë të madhe mori gjatë serialit turk, “Qyteti i humbur”, i cili luajti krahë aktores Gokçe Bahadir.

Sipas mediave të huaja, të dy kanë qenë në një lidhje dashurie për 8 vite me radhë, që kur kanë nisur xhirimet e “Qytetit të humbur”, por gjithmonë janë përpjekur ta mbajnë të fshehtë.

Së fundmi, mediat turke kanë raportuar se çifti i ka dhënë fund lidhjes dhe kjo për shkak të distancës së tyre dhe udhëtimeve të shpeshta që aktori bënte mes Turqisë dhe Gjermanisë.

Asnjë nga aktorët nuk ka dhënë ende një deklaratë për ndarjen e tyre. /tvklan.al