Administrata tatimore nisi fazën e dytë të fushatës kundër informalitetit për kontrollin e kuponit tatimor.

Kontrollet janë përqëndruar kryesisht në zonat turistike, për shkak të përqendrimit më të madh të bizneseve dhe pushuesve në këtë sezon veror.

Qëllimi i kësaj fushate sipas tatimoreve është ndërgjegjësimi dhe informimi i bizneseve e qytetarëve dhe jo marrja e masave drastike.

Subjekt i kontrollit janë të gjitha bizneset, nga ambulantët deri tek baret e restorantet. Krahas verifikimit për pajisjen e qytetarëve me kupon tatimor është parë nëse këto biznese që operojnë në zonat turistike janë të pajiur me leje për të ushtruar aktivitetin e tyre.

Tv Klan