Pas afro 2 orësh, Presidenti Ilir Meta ka mbyllur manifestimin në bulevardin”Dëshmorët e Kombit”.

Meta thirri popullin në këtë manifestim, kundër atij që e konsideron një grusht shteti të Rilindjes.

Me argumentin se do të mbrojë Kushtetutën dhe kapjen e shtetit, Meta u bëri thirrje qytetarëve që të dilnin në tubim. Manifestuesve iu bashkuan edhe kreu i PD Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Meta firmos dekretin për betimin e anëtarëve të Kushtetueses

Edmond Budina në manifestimin e thirrur nga Presidenti Meta

Oneda Skenderi ne manifestimin e thirrur nga Presidenti

Kristian Demaj në manifestimin e thirrur nga Presidenti

Bujar Kapexhiu në manifestimin e thirrur nga Presidenti Meta

Agim Nesho në manifestimin e thirrur nga Meta

Ledi Bianku në manifestimin e thirrur nga Ilir Meta

Presidenti mesazh para daljes në bulevard

“Të dashur motër dhe vëllezër edhe pak minuta dhe kam nderin e jashtëzakonshëm që të bashkohem me të gjithë ju, në këtë pranverë kuqezi që nis sot dhe nuk ndalet deri në rivendosjen e sovranitetit tuaj. Liri demokraci për Shqipërinë si gjithë Europa, sot më 2 Mars”.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bashkohet tubimit

“Mesazhi im është një falenderim nga zëra për të gjithë qytetarët që u janë përgjigjur thirrjes për të mbrojtur kushtetutën dhe një citëm i babait, një prej baballarëve themelues të SHBA Thomas Jefferson që e vetmja garanci për ruajtjen e lirisë është mbrojtja e kushtetutës dhe se liria rrënohet kur Kushtetuta shkelet”.  

“Motra dhe vëllezër, mirësevini në këtë manifestimin të jashtëzakonshëm mbarëkombëtar, ku do të firmoset një dekret, do bëhet një votim dhe do shpallet një betim! Sot nis pranvera e pandalshme kuqezi!”, ka shkruar zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.

Qytetarët që kanë nisur t’i bashkohen manifestimit, mbajnë në duar flamuj kuqezi, sikurse ishte edhe thirrja që kreu i shtetit u ka bërë pak ditë më parë për të mos mbajtur asnjë flamur partiak.

Këtij manifestimi i janë bashkuar edhe banorët e Astirit si dhe një grup qytetarësh me banderolën “Mbro teatrin”.

Disa javë më parë, Kuvendi kaloi ligjin që i heq ekskluzivitetin e betimit tek Presidenti për anëtarin e zgjedhur të Gjykatës Kushtetuese, duke provokuar një seri akuzash nga ana e Presidentit.

Një ditë më parë, kreu i shtetit paralajmëroi një kallëzim në SPAK për mënyrën si kaloi në Kuvend ligji për tatimin për dividentin, duke i bërë thirrje sipërmarrësve të dalin në bulevard. /tvklan.al