Një alternativë tjetër për të shkuar në plazhin e Durrësit apo drejt jugut. Krahas autostradës Tiranë-Durrës, edhe rruga e vjetër Tiranë-Ndroq do të jetë shumë shpejt funksionale, në një gjendje shumë më të mirë për mjetet. Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Bashkia e Tiranës kanë nisën punimet për rikonstruksionin e rrugës së vjetër.

“Brenda 20 ditësh, tre javë, do të kenë mbaruar le të themi riparimet kryesore, pastaj do të shfrytëzojmë gjithë korrikun-gushtin, kur Tirana është më e zbrazur dhe ka më pak trafik, që të sigurohemi që kur secili të kthehet nga plazhet të gjejë jo vetëm akset kryesore, por edhe rrugët e mëhallës së vet, shumë më të mira seç i la përpara se të mbaronin votimet dhe të shkonin për pushime”.

Jo vetëm kaq, tha Veliaj por shumë prej perimeve, frutave, produkteve që shkojnë në tryezat e Tiranës, duhet të kalojnë nga kjo rrugë.

Tv Klan