1500 fëmijë të prekur nga diabeti, nga sot kanë nisur të marrin falas falas fishat me anë të së cilave masin nivelin e sheqerit dhe mbajnë nën kontroll sëmundjen.

Fishat do të merren në farmacitë spitalore, procedurë të cilën e ndoqi nga afër ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

https://www.youtube.com//embed/nkeLke02bds

Ogerta Manastirliu” “

Si Damiana, të gjithë fëmijët diabetikë përfitojnë tashmë falas fishat e diabetit, duke i kursyer buxheteve familjare 1.2 milion lekë të vjetra në vit. Do të rimbursohen falas 4 fisha në ditë por kemi menduar për procedurë sa më lehtësuese për marrjen e tyre, në mënyrë që pacientët mos të vijnë të gjithë në Tiranë, por të kenë mundësi ti marrin pranë vendbanimeve të tyre”.

Pacientët nuk do të kenë të nevojshme marrjen e fishave çdo dy muaj sikurse ndodh me barnat e rimbursueshme, por do ti tërheqin çdo 6 muaj sasinë e plotë, pas rekomandimit nga mjeku i familjes.

Tv Klan