Lista nishaniPresidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka shpallur listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore të përcaktuara për një vend vakant në Gjykatën e Lartë.

Presidenca njofton se procesi përzgjedhës do të vijojë me bashkëpunimin midis Presidentit të Republikës dhe kryetarëve të grupeve parlamentare  të Kuvendit të Shqipërisë, me qëllim përcaktimin e kritereve konkrete, bazuar në listën e kandidatëve, në përputhje me kërkesën kushtetuese për kualifikim të lartë të anëtarit, duke siguruar kështu përbërjen cilësore dhe të nevojshme për Gjykatën e Lartë.

Kandidatë që vijnë nga radhët e gjyqësorit janë:

Alaudin Malaj

Astrit Kalaja

Entela Prifti

Fatos Qato

Luan Dervishi

Sokol Ngresi

 

Ndërsa kandidatë që vijnë nga radhët e juristëve janë:

 

Adnor Shameti, Ermir Dobjani, Genti Shala

Gjet Kola, Ilir Panda, Luan Daci

Pranvera Strakosha

Prel Martini

Rexhep Bekteshi

Sokol Sadushi dhe Shpëtime Pitaku