Ish-Presidenti Bujar Nishani vendosi të padisë për shpifje Kryeministrin Edi Rama për akuzën publike të tij se

“vëllai i Presidentit e ktheu në lloto mencën në Qyteti Studenti”.

Ish-Presidenti siguron se i vëllai as nuk ka tentuar, as nuk ka nuk ka privatizuar kurrë ndonjë objekt në Qytetin Studenti.

Në një njoftim të shpërndarë nga Partia Demokratike, thuhet se

“Nishani e sfidon Edi Ramën, si njeriu që ka në dorë çdo pushtet dhe çdo zyrë publike, nga tatimet tek hipoteka, të bëjë publike dokumentat që provojnë se vëllai i ish-Presidentit është pronar i ish-mencës në Qytetin Studenti apo ka kryer ndonjë aktivitet llotoje aty”.

Pak kohë më parë, për të vërtetuar se e njëjta akuzë ishte shpifje, ish-Presidenti Nishani publikoi certifikatat e pronësisë së pronarëve të ligjshëm, që nuk kanë asnjë lidhje me familjen apo të afërm të tij.

/tvklan.al