Në Tokio u hapën zyrtarisht Lojërat Olimpike që do të zgjasin deri më 8 Gusht. Në stadiumin ku ndodheshin rreth 1 mijë të ftuar për shkak të masave anti-Covid, ceremonia nisi me sportistë të cilët stërviteshin të vetmuar për shkak të mbylljes disamujore që shtyu edhe olimpiadën me 1 vit.

Fusha e stadiumit olimpik u gjallërua më pas me balerinë e akrobatë që me punën e tyre prodhuan simbolin e olimpizmit, 5 yjet që ishin prej druri. Më pas sportistët e më shumë se 200 vendeve pjesëmarrëse parakaluan, ndërsa mbanin maska, një kusht i vendosur nga organizatorët.

Shqipëria përfaqësohet në Tokio 2020 me 9 sportistë nga 6 disiplina. Flamurmbajtësit ishin dy, atletja Luiza Gega dhe peshëngritësi Briken Çalja. Shqipëria synon të fitojë në Tokio medaljen e parë në një olimpiadë, ndërsa ky është përfaqësimi i nëntë në Lojërat Olimpike Verore.

Në këtë evenimet merr pjesë edhe Kosova me 11 sportistë ku thuajse gjysma janë në xhudo nga ku priten medalje.

Tv Klan