Në një kohë kur në vendet ku ka përhapje të virusit shkollat janë mbyllur dhe nxënësit mësojnë nga shtëpia, një grup mësuesish në Edirne të Turqisë kanë ndërmarrë një iniciativë të veçantë për t’i shtyrë fëmijët drejt leximit, edhe pse tani që nuk janë në institucionet arsimore. Ata kanë vendosur që t’ju çojnë libra të ndryshëm jashtë shkollorë, për t’i lexuar në kohën e tyre të lirë, që në këto ditë izolimi është në fakt e shumtë.

Stafi i mësuesve ka shëtitur nga një fshat në tjetrin ku ndodhen nxënësit e tyre dhe me buxhetin e tyre vetjak kanë blerë libra për fëmijët. Disa prej mësuesve fillimisht i kanë pyetur fëmijët për librat që preferojnë të lexojnë dhe ua kanë plotësuar dëshirën. 

Kjo nismë e tyre u mirëprit nga nxënësit, por edhe prindërit e tyre, të cilët u shprehën të kënaqur. Qëllimi sipas mësuesve është që fëmijët mos ta kenë bosh bibliotekën e tyre nëpër shtëpi dhe mos ta braktisin librin në këto ditë izolimi.

Edhe në Turqi që prej nisjes së përhapjes së virusit rreth 3 javë më parë u vendos mbyllja e shkollave dhe universiteteve me një afat të pacaktuar. Ministria aty ka vendosur gjithashtu edhe shtyrjen e provimeve shtetërore për në shtator.

Tv Klan