Najzi Kosovrasti në një intervistë flet për listat e votimit dhe ndërhyrjes së prefektëve në rrethe në këto lista, duke përpiluar lista paralele. Ai thotë se ka patur një tentativë nga ana e prefekteve që ligji i cakton t’i konfirmojnë listat e votuesve. Ai shprehet se gjthmonë në qendrat e mëdha të votimit ka patur parregullsira por ajo çfarë është parë ka qënë një tendencë që numri i votuesve të ulet në kundërshtim me atë të drejtë kushtetuese që qytetarët kanë për të votuar. Nga Ballshi tregon ai, ka patur dhe rast ku prefektura ka ndërhyrë në mënyrë flagrante duke anashkaluar kryetarin e komunës dhe janë dërguar lista të tjera të firmosura nga po sekretarët e komunave.

Pamje Njazi Kosovrasti intervistë./tvklan.al