Lloyd Austin duket se është i zgjedhuri i Joe Biden në krye të Departamentit të Mbrojtjes. Bëhet fjalë për afro-amerikanin e parë që do të drejtojë Pentagonin, nëse do të zgjidhet.

67-vjeçari është një figurë e spikatur në radhët e ushtrisë amerikane, pasi para daljes në pension ka mbajtur gradën e lartë të gjeneralit me 4 yje. Një ushtarak karriere që ka shërbyer për 41-vjet, Austin ka qenë i pari zëvendësshef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane duke nisur nga viti 2012. Më pas ka drejtuar Komandën Qendrore të Ushtrisë deri në vitin 2016 kur doli në pension.

Nën administratën e Barak Obamës, ai ka qenë arkitekti kryesor i ofensivës së drejtuar nga amerikanët në Irak e Siri kundër grupit terrorist Shteti Islamik. Veterani i konflikteve në Irak dhe Afganistan mund të nxisë megjithatë polemika gjatë votimit në senat, pasi ka shërbyer në bordet drejtuese të disa kompanive të mëdha amerikane të armëve përfshirë Rejthion Teknoloxhis.

Ushtarakët e lartë në krye të Pentagonit nuk janë të preferuar nga ligjvënësit siç tregon historia e Shteteve të Bashkuara. Deri më tani, mbahen mend vetëm 2 ushtarakë karriere kanë drejtuar departamentin e mbrojtjes, Xhorxh Marshall dhe Xhejms Matis.

Tv Klan