Gjumi është një pjesë e rëndësishme e ditës dhe jetës së njeriut. Por Klitoni, gazetari i emisionit Stop që nuk humb rast për të bërë pyetje me “spec”, ka ndaluar qytetarët e Tiranës duke i pyetur nëse flenë më mirë vetëm apo me partnerin.

Nuk mungojnë përgjigjet plot humor nga ana e qytetarëve, të cilët i janë përgjigjur edhe pyetjes së nëse preferojnë një gjumë të qetë me partnerin, apo marrëdhënie intime.

“Më mirë një gjumë i qetë, apo një seks i fuqishëm?”, i pyet Klitoni qytetarët.

“Një herë në muaj, e bëj… kur del hëna, tak… yypp xhixhi”, përgjigjet një prej tyre me humor.

Varet nga mosha, mosha e vjetër s’ka fuqi”, thotë një tjetër. /tvklan.al