Një person është gjetur i vrarë në kazinon “Cayot Club” në qytetin e Suharekës në Kosovë. Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Vese Gashi, ka thënë se të gjitha njësitet e nevojshme kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

“Personi i vrarë është i gjinisë mashkull dhe rreth moshës 30-vjeçare”,

ka thënë zëdhënësi i policisë për klankosova.tv. Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta, teksa policia është duke hetuar për të zbardhur këtë krim.

/klankosova