Bajram Sina: Kam kaluar gjysmën e jetës me këtë sport

Shqipëria mori një medalje Europiane në mundje pas 10 vitesh. Bajram Sina ia doli të fitojë bronzin në kampionatin U23 i zhvilluar në Shkup. Mundësi i stilit klasik pjesë e ekipit të Tiranës e priti për shumë kohë të sukses, pasi ka kaluar më shumë se gjysmën e jetës me këtë sport.

“Kam pothuajse 13 vite që merrem me mundje dhe m’u desh shumë punë për ta arritur një medalje siç është Europiani”, tha ai.

22-vjeçari tregon emocionet që përjetoi në këtë aktivitet kontinental.

“Nuk ma merret mendja që kishte aq shumë shqiptarë, por duke parë ndeshjen time të gjithë filluan të bërtisnin dhe të tregonin që ishin shqiptarë të vërtetë”, u shpreh mundësi.

Bajram Sina i është kthyer stërvitjes në palestër, kur i duhet çdo ditë të paktën 2 orë përgatitje në tapet. Ëndrra e tij është…

“Pse mos të marr medalje të tjera dhe të shpallem edhe kampion bote”, tha Sina.

Tv Klan