Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e deputetit një tjetër kandidati nga listat e Partisë Demokratike. Deputeti më i ri që pritet të betohet në parlament është Korab Lita, i cili ka qenë Nënkryetar i Bashkisë së Kamzës. Prej 6 muajsh Korab Lita nuk e mban më këtë detyrë dhe nuk është as pjesë e strukturave të Partisë Demokratike.

Lita renditej i 21 në listën e kandidatëve të PD-së për Qarkun e Tiranës dhe zëvendësoi kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi pas lënies së mandatit të deputetit.

Ndërkohë që për Halil Jakimin, edhe ky nga listat e Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, KQZ-ja shtyu dhënien e mandatimit për shkak se pritet që t’i pranohet dorëheqja si anëtar i Këshillit Bashkiak të Bulqizës.

/tvklan.al