50% e banesave individuale përfundojnë brenda vitit

Në 10 hektarë sipërfaqe në Fushë-Krujë do të shtrihet lagja e re që do të quhet “Rilindja” e ku do të ngrihen 15 pallate ku do të vendosen 100 familje që humbën banesat një vit më parë nga tërmeti.

Nuk do të mungojë dhe infrastruktura si dhe shërbimet publike e shëndetësore si dhe njësitë tregtare brenda kësaj hapësire.

Ahmetaj: Ka një kombinim me 128 banesa individuale dhe kemi dhe 100 banesa kolektive, pra apartamente. Këtu jemi shumë afër mbarimit.

Rama: Shumë mire, perfekt.

Edhe në Thumanë ku goditja sizmike përveç se mori 28 jete la pastrehë me qindra familje procesi i rindërtimit po vazhdon me fondet e qeverise por një pjese e madhe dhe nga donatorët private ku është përfshirë dhe fondi prej 1 miliard Euro i Behegjet Pacollit.

Ahmetaj: Ato janë shtëpitë individuale, që po bëhen me kontributin e Fondacionit Firdeus, tek apartamentet kemi dhe fondin e Behgjet Pacollit.

Rama: Po ai filloi ai?

Ahmetaj: Sapo e kemi nisur…

Sipas ministrisë se rindërtimit me tepër se 50% e banesave individuale në këto zona përfundojnë përpara 31 dhjetorit.

Tv Klan