Spektakli “Love Story” në TV Klan rezervoi shumë  emocione dhe rrahje zemre në natën e dytë, teksa dy vajza u eliminuan nga protagonisti, Saimiri.

Ndërkohë, programi “Daily Love Story” ka zbuluar emocionet e vajzave para se të ngjiteshin në skenë.

Veç të tjerash, ato janë pyetur edhe për mendimin e tyre lidhur me vajzat që kanë më shumë gjasë të eliminohen.

Ka qenë Suela ajo që ka përmendur dy emra, Stelinën dhe Julin, e cila nuk mori trëndafil nga Saimiri në natën e dytë të spektaklit.

Për Stelinën ajo është shprehur se është e hallakatur dhe diskuton gjëra të çuditshme, teksa për Julin ka thënë që është shumë e qetë.

“Stelina mendoj dhe Juli, sepse është shumë e qetë, ndonjëherë duket si e hallakatur, se ça flet ca gjëra të çuditshme, gjëra që s’besoj t’i pëlqejnë Saimirit, kurse Juli s’ka folur fare”, ka deklaruar Suela.

Kujtojmë që Juli dhe Klea ishin dy konkurrentet që u eliminuan mbrëmjen e djeshme nga “Love Story”.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al