Duket e pabesueshme, por në këtë foto fshihen 12 ushtarë britanikë në xhungël Brunei.

Fotoja në fjalë u postua në Twitter nga Ushtria Britanike, për të treguar punën e tyre të trajnimit të manovrave në pyll.

Por teksa me anë të kësaj fotoje ushtria kërkonte që të tregonte aftësitë e pashoqe të këtij regjimenti, një ndër më të vjetrit, ajo që padyshim la pa fjalë internetin ishte fakti se ushtarët ishin kamufluar kaq mirë me natyrën sa është gati e pamundur për të dalluar ku ndodhen ata./tvklan.al