Dëmtimet duket se nuk kanë fund te Barcelona në këtë fillim sezoni. Katalanasit kanë humbur edhe fantazistin Fermin Lopez.

Lojtari ka pësuar dëmtim muskulor dhe do të jetë jashtë fushave të blerta për të paktën 3 javë. Bëhet fjalë për një problem muskulor, në kofshën e majtë.

Lopez u dëmtua gjatë grumbullimit me kombëtaren e Spanjës U-21. Lojtari do të jetë tre javë jashtë dhe do të humbasë ndeshjet ndaj Girona, Villarreal dhe Getafe në La Liga dhe ndaj Monaco-s në Ligën e Kampioneve.

Fermin Lopez, bëhet lojtari i shtatë i dëmtuar te Barcelona, pas Araujo, Christensen, De Jong, Gavi, Ansu Fati dhe Marc Bernal. /tvklan.al