Kombëtarja shqiptare, përgatitjet për të tretën ditë radhazi, për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

Grupi ishte i plotë dhe pa probleme, ndërsa në stërvitje u bashkua edhe Enea Mihaj, i cili mbërriti i fundit në grumbullim.

Seancën stërvitore të Kombëtares e ndoqi nga afër edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili në prag të nisjes së stërvitjes takoi nga afër trajnerin Silvinjo, stafin teknik dhe lojtarët, duke i uruar suksese në rrugëtimin e ri në Ligën e Kombeve.

Kombëtarja do të niset nesër drejt Pragës, ndërsa të premten kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe seancën e fundit stërvitore në kuadër të ndeshjes me Ukrainën, që do të luhet të shtunën më 7 shtator, në orën 20:45 në stadiumin “Epet Arena” të Çekisë, e cila transmetohet në ekranin e Tv Klan.

/tvklan.al