“Nuk kishte pse të largohej”, Saimiri flet për rikthimin e Enxhëllit



“Nuk kishte pse të largohej”, Saimiri flet për rikthimin e Enxhëllit

19:51 27/01/2021

Edhe pse u tërhoq nga spektakli një javë më parë, Enxhëll u bë sërish pjesë e skenës së Love Story, teksa u shfaq në një videomesazh ku i kërkonte Saimirit të kthehej.

Ndërkohë, në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Saimiri ka folur edhe për eliminimin e Suelës.

Madje dyshja kanë shkëmbyer disa fjalë në prapaskenë.

“I thashë që sido që të jetë kemi pasur një kohë shumë të bukur dhe nuk dua që ta marri personale vendimin.

Jo se ishte më pak e preferuara ime, ajo është shumë lozonjare, mund të bësh gjithë ditën gallatë me të dhe të kalosh bukur, por mendoj që nuk është ajo femra që unë mund të kaloj një jetë”, theksoi 33-vjeçari.

Si e komenton mesazhin e Enxhëllit?

Siç e thashë edhe në skenë, për mua është shumë e vështirë sepse unë edhe ikjen e saj nuk e kuptova. Nuk kishte pse të largohej.

Tani ky mesazhi që do të kthehet është si një karosel ndjenjash që s’di as vetë çfarë të mendoj./tvklan.al







Të ngjashme