10 persona janë shoqëruar në polici

Policia e Shtetit bën të ditur se 678 qytetarë janë gjobitur me 3 mijë lekë pasi janë konstatuar se nuk mbanin maskat mbrojtëse.

Sipas njoftimit të policisë, disa qytetarë, kryesisht të rinj, për t’i shpëtuar masës administrative nuk i kanë treguar dokumentin e identifikimit punonjësve të Policisë.

Për këtë arsye janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Tv Klan