Shqipëria është përfaqësuar këtë vit në “Eurovision 2022” në Torino të Italisë nga këngëtarja Ronela Hajati me këngën “Sekret” e cila ka performuar në gjysmëfinalen e parë të festivalit, e para në radhë, por duke mos u kualifikuar për në natën finale.

“Edhe po të isha në finale do të isha e fundit! E di, por dashuria që kam marrë është e pakrahasueshme. Unë e fitova Eurovision, sepse fitova publikun! Dhe publiku ka gjithmonë të drejtë! Ju dua të gjithë,” ka shkruar Ronela në statusin e saj.

Foto nga performanca e Ronela Hajatit në natën e parë gjysmëfinale të Eurovision / Credits: EBU

Performanca e Ronela Hajatit ka ndezur skenën e Eurovision e shoqëruar nga koreografja shqiptare Klaudia Pepa dhe katër balerinë italianë. Për më shumë lexo: ‘Sekret’ nga Ronela Hajati nuk e çon Shqipërinë në finalen e ‘Eurovision 2022’

Edhe pse jo e kualifikuar ‘sekreti’ i Ronelës ka marrë gjithë audiencën e rrjeteve sociale ku në faqet zyrtare të Eurovision si Instagram, YouTube, Facebook dhe TikTok performanca e Shqipërisë kryeson si video më e pëlqyer dhe më e komentuar, ndjekur më pas nga përfaqësuesit e Ukrainës me një diferencë të madhe nga të gjithë përfaqësuesit e tjerë të natës së parë. /tvklan.al

Klaudia Pepa dhe Ronela Hajati / Foto EBU
Delegacioni shqiptar në Eurovision