Numër rekord i viktimave në Kosovë



Numër rekord i viktimave në Kosovë

15:20 21/11/2020

Numër rekord i viktimave është shënuar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, ku 19 qytetarë të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën.

Ndërsa janë regjistruar 711 raste të reja me COVID-19 duke çuar numrin total të rasteve pozitive në 33.588 raste nga 129.355 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 904 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 721 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 20.493 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.191. /tvklan.al




Të ngjashme