Një nuse nga Nju Xhersi ka pësuar një reaksion alergjik ndaj qumështit dhe bajames pasi ka shijuar tortën e saj të dasmës.

Victoria Tumolo tha për “Courier-Post” se ajo po kërcente kur u sëmur dhe filloi të kishte probleme me frymëmarrjen. Si infermiere, ajo kuptoi se çfarë po i ndodhte dhe vendosi të shkonte në spital.

 “

M’u desh të hiqja fustanin tim para se të shkoja në spital

”, tha Tumolo.  “

Nuk ishte pikërisht ajo që mendoja për natën tonë të dasmës

”, tha i shoqi i saj Dominic Tumolo.

Duke ndjerë keqardhje për situatën e të sapomartuarve, pronari i kompanisë e cila ishte kujdesur për organizimin e dasmës së tyre, do t’ju ofrojë çiftit një festë tjetër plotësuese që do të mbahet të dielën. Tumolos thonë se të paktën 150 nga 250 mysafirët që morën pjesë në pritjen e parë do të marrin pjesë edhe në të dytin.

Vullnetarët do t’i bëjnë flokët dhe fustanin e nuses, teksa edhe fotografi do të kthehet pa asnjë kosto. 

Victoria Tumolo tha se ajo ka mësuar se është alergjike ndaj qumështit dhe bajames dhe se simptomat shfaqen pasi ajo u nënshtrohet ushtrimeve fizike (në këtë rast kërcimit).

Ajo u trajtua në spital, por humbi pjesën tjetër të dasmës./tvklan.al