200 nxënës nga të gjithë shkollat e Shqipërisë u mblodhën bashkë në një konkurs për të testuar njohuritë e tyre në fushën financiare. Konkurrentët u ndanë 149 skuadra me dy persona, duke përfaqësuar shkollat e të gjithë vendit.

Kjo është hera e dytë që zhvillohet “quiz”-i për javën globale të parasë, event që ndodh në të gjithë shtetet e Europës, traditë që po e ndjek edhe Banka e Shqipërisë prej dy vjetësh në Shqipëri.

Pyetjet nisnin nga më të thjeshtat, e deri te më të komplikuarat, ku nxënësit duhet të zgjidhnin formula të vështira për probleme me pagesën e normave të interesit të kredisë, apo zbatimin e mënyrës së taksimit. Më shumë se gjysma e nxënësve iu është përgjigjur saktë të gjitha pyetjeve. Fitoren e përcaktoi koha e dhënies së përgjigjeve.

Konkursi u zhvillua në kohë reale përmes një platforme ku nxënësit zgjidhnin përgjigjen nga smartphone-i i tyre. Shkolla “Emin Duraku” në Tiranë fitoi vendin e parë dhe të tretë, ndërsa të dytët u renditën nxënësit e shkollës “Sotir Gura” në Korçë.

Fituesit  e vendit të parë do të përfaqësojnë Shqipërinë në muajin Maj, në konkursin që do të zhvillohet mes të gjitha shteteve të Europës në Bruksel.

Tv Klan