Nxirret nga deti trupi i pajetë i 22-vjeçarit, u mbyt duke u larë në Gjirin e Lalzit



Nxirret nga deti trupi i pajetë i 22-vjeçarit, u mbyt duke u larë në Gjirin e Lalzit

09:05 19/08/2021

Trupi i pajetë i një djali 22-vjeçar u gjet mëngjesin e kësaj të enjteje në ujërat e detit në Durrës. I riu me iniciale A.S nga qyteti i Tiranës, ndodhej në Gjirin e Lalzit kur dyshohet se u mbyt duke u larë në det. Ngjarja e rëndë ndodhi të martën, por trupi i tij i pajetë u gjet nga autoritetet këtë të enjte.

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 17.08.2021, se te Gjiri i Lalëzit, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi A.S., ju informojmë se: Ditën e sotme rreth orës 08:15, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga deti të trupit të pajetë për të cilin dyshohet se është shtetasi A. S., 22 vjeç, banues në Tiranë”, tha policia në një njoftim për mediat./tvklan.al








Të ngjashme