Kolapsi i ekonomisë afgane do të përkeqësonte krizën e refugjatëve

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për të ndërmarrë masa të menjëhershme për të forcuar sistemin e bankave në Afganistan.

Njerëzit nuk do të jenë në gjendje të shlyejnë kreditë dhe kriza e likuiditetit në para mund të shkaktojë një kolaps të sistemit financiar.

Në një raport prej tre faqesh mbi sistemin bankar dhe financiar të Afganistanit të parë nga agjencia e lajmeve “Reuters”, Programi i OKB-së për Zhvillim tha se kostot për ekonominë afgane dhe shoqërinë nga kolapsi do të ishte kolosale.

Sistemi financiar dhe bankar i Afganistanit është në gjendje të vështirë. Problemi i tërheqjes masive të depozitave duhet të zgjidhet shpejt për të përmirësuar produktivitetin e kufizuar të vendit dhe për të parandaluar kolapsin e sistemit bankar”, theksohet në raport.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar vazhdimisht që kur talebanët morën pushtetin se ekonomia e Afganistanit ishte në prag të kolapsit, gjë që do të thellonte më tej  krizën e refugjatëve.

Sipas këtij raporti nëse sistemi bankar shembet, do të duhen dekada për t’u rindërtuar.

Klan News