Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ankimoi dy vendime të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës Administrative, Gentian Medja, si dhe të prokurorit të Krimeve të Rënda, Gentian Osmani.

Në gjetjet e Komisionit, gjyqtari Medja nuk ka respektuar afatet ligjore të çështjeve, i mungojnë procesverbalet dhe ka parregullsi në njoftimin e palëve.

Ndërsa për zv/drejtuesin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Gentian Osmani, KPK konstatoi disa probleme me justifikimin e shpenzimeve të tij.

Tv Klan