Operacioni anti-drogë në Itali, Policia e Shtetit: Një 28-vjeçar u arrestua në Fier



Operacioni anti-drogë në Itali, Policia e Shtetit: Një 28-vjeçar u arrestua në Fier

13:32 23/02/2021

Policia e Shtetit ka marrë pjesë në operacionin e policisë italianë që u zhvillua sot ku u goditën dy banda kriminale që trafikonin kokainë dhe marijuanë në Milano.

Në një njoftim për mediat, Policia e Shtetit thotë se operacioni i koduar “MIRACOLO II” u zhvillua në të njëjtën kohë në Itali e Shqipëri nga Policia Italiane në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe UCI Albania.

Nga Policia e Shtetit  u angazhuan forcat speciale RENEA, Fast Albania, Interpol Tirana, Drejtoritë Vendore të Policisë  Fier, Tiranë dhe Elbasan.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan 33 persona, pothuajse të gjithë në Itali. Në Shqipëri u arrestua vetëm 28-vjeçari Rosman Sulo, i cili u kap në Fier. Ai do të ekstradohet drejt Italisë.

Operacioni “MIRACOLO II” është në vijim të operacionit “MIRACOLO I”, që ka nisur në vitin 2018, me arrestimin e shtetasit italian Santo Tucci, i cili u kap me 27 kg hashash, 1.7 kg kokainë dhe 2 pistoleta.

Në kuadër të të dy operacioneve janë sekuestruar 4 kg kokainë, 35 kg hashash, 52 kg marijuanë, 260 mije euro, 2 pistoleta me silenciator dhe fishekë.  /tvklan.al







Të ngjashme