Opinion – Ilir Meta, bashkëpunëtor i sigurimit, po apo jo?

Opinion – Ilir Meta, bashkëpunëtor i sigurimit, po apo jo?

Autori: Blendi Fevziu

00:35 09/09/2022

Të ftuar në #Opinion: Plarent Ndreca, Baton Haxhiu, Preç Zogaj, Petrit Vasili. Ne lidhje skype: Taulant Balla, Genc Gjokuta

Publikohet skeda e një bashkëpunëtori të ish-Sigurimit të Shtetit

Ilir Meta është akuzuar nga mazhoranca socialiste si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit dhe për këtë arsye kërkojnë ndryshimin e ligjit për pengimin në politikë dhe funksione shtetërore të ish-sigurimsave.

Petrit Vasili, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, i konsideroi inskenime pretendimet se politikani i lartë me iniciale I.M. në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit është Ilir Meta.

Vasili nxorri në studion e Opinion edhe skedën e një bashkëpunëtori të ish-Sigurimit të Shtetit. 

“Ilir Meta bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit po apo jo?”, Balla: Në interesin e I.M që të sqarohet çfarë bashkëpunëtori ka qenë

“Ilir Meta, bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit po apo jo?” Është kjo tema që po diskutohet mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Për të folur mbi këtë çështje, në një lidhje live, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka rrëfyer më me detaje përsa i përket ligjit të propozuar për verifikimin e figurave.

Blendi Fevziu: Çfarë parashikoni të përfshini në ligjin për verifikimin e figurave?

Taulant Balla: Bëhet fjalë për shumë çështje të ndryshme, bëhet fjalë për një paketë, e despiunizimit dhe pastaj natyrshëm që ka edhe propozime të tjera. Më 26 Korrik, Kuvendi i Shqipërisë ka marrë një informacion nga Autoriteti ku i kërkohet Kuvendit të Shqipërisë që të rregullojë një mospërputhje të ligjit të miratuar në vitin 2015 me atë që ka dashur Kuvendi t’i japë këtij Autoriteti dsepse në fakt në nenin 29, pika 4 ne i kemi hequr autoritetit që të verifikojë personat që kanë qenë verifikuar dhe kanë qenë të pajisur me certifikatë sipas dy ligjeve të vitit 1995 ose personat që janë pajisur me certifikatë nga komisionet Bezhani dhe Mezini.

Unë të ju them të drejtën, sot është moment i së vërtetës, ky neni 29 pika 4 ka qenë një çështje mjaft e diskutuar brenda koalicionit brenda PS dhe LSI në vitin 2015. Ka qenë një nen i diskutuar gjatë.

Ajo pengesë që ligji i krijon autoritetit duhet hequr. Ndryshimi është shumë i thjeshtë në ligjin për AISSH hiqet pengesa që në verifikimin për pjagisjen me cetrtifikatë që na paskan qenë të verifikuar nga Komisionet Bezani dhe Mezini. Kemi bërë dhe ndryshimin tjetër që është në Komisionin Zgjedhor, të gjitha partitë politike janë të detyruara që të plotësojnë formularin përkatës.

Kjo lidhet me të gjithë strukturën e Sigurimit të Shtetit dhe për ata që kanë qenë bashkëpunëtorë. Në paketën që unë iu përmenda më lart, ne do të vijojmë sepse ndryshimi që bëjmë për ligjin për dosjet duhet reflektuar.

Blendi Fevziu: Pse nuk bëni hapje të plotë të dosjeve për të gjithë personat, do të ishte më e ndershme?

Taulant Balla: E para, është që dua të ju sqaroj dicka. Është e vërtetë që na ndajnë 31-32 vite nga momenti i ndryshimit të sistemit zgjedhor. Mund të ju them që një pjesë e atyre që janë zgjedhur në atë institucion janë përfaqësues direkt të organizatave të ish të përndjekurve politikë. Ka qenë një kërkesë e pangeocioshme nga aletati jonë që ato që janë verifikuar nga Komisioni Bezini të mos kalojnë në këtë filtër verifikimi.

Ndërkohë që ajo që kam përgjegjësi është të them se është informuar publiku përmes mediave që PS do të ndërmarrë ndryshimet për ndalesat për personat që rezultojnë të përfshirë dhe natyrshëm për të garantuar që çdo ndryshim të jetë në harmoni me Kushtetutën.

Është e pamundur që të bësh pengesë ligjore për ata që kanë mbajtur pozicione të larta. Unë dhe ti biem dakord se Sigurimi i Shtetit ka qenë një strukturë kriminale që për shkak të veprimtarisë së saj kanë humbur jetën shumë persona.

I pyetur mbi pretendimin se a “thirret” struktura e Sigurimit të Shtetit sa herë duhet të digjet një kundërshtar politik, Taulant Balla është shprehur se është e papranueshme që bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit të mund të jenë përfaqësues të popullit. Balla ka shtuar se është në interesin e subjektit I.M që të sqarohet çfarë bashkëpunëtori ka qenë.

Blendi Fevziu: Ka një pretendim se kjo strukturë rithirret në ndihmë sa herë duhet të digjet një kundërshtar politik.

Taulant Balla: Unë mendoj që është dhe vetë në interesin edhe të subjektit në fjalë të I.M që të sqarohet se çfarë stutusi ka pasur, çfarë bashkëpunëtori ka qenë. Që nga 26 Korriku, zotëria ka pasur gjithë mundësinë që t’i drejtohet insitucionit para se ta kërcënonte. Ajo që unë po ju them është se për të verifikuar tërësisht këdo tjetër, duhet të heqim këtë pengesë. Heqja e kësaj pengese i krijon mundësinë që të hidhet dritë mbi I.M, Ilir Metajn, Ilir Metën apo nuk e di si quhet dhe po ju garantoj se kjo nuk ka të bëjë me një person. Të sqarohet kjo gjë dhe Zoti Metaj të ruajnë qetësinë.

Zgjedhësve shqiptarë duhet të ju garantojmë kemi qenë apo nuk kemi qenë spiunë dhe për këtë. Të jetë e sanksionuar se cdo kandidat për kryetar bashkie. Unë jam partizan i ndërhyrjes ligjore, që bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit nuk mund të jenë përfaqësues të popullit.

Baton Haxhiu: Ilir Meta i meriton akuzat si bashkëpunëtor i Sigurimit, po i kthehen kusuret, duhet të ikë nga politika

Analisti Baton Haxhiu thotë se Ilir Meta i meriton akuzat e bëra ndaj si i dyshuar për bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Haxhiu u shpreh se dikur ka qenë vetë Ilir Meta që bënte konspiracione të tilla.

Gentiana Sula e ka nisur iniciativën për të verifikuar inicialet e emrave të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. E vërteta do dali se kjo nuk mund të mbetet e fshehur. Ilir Meta meriton publikisht të përjetojë këtë gjë që po përjeton për arsye se vetë ka qenë prodhues i konspiracioneve të tilla për një kohë të gjatë dhe natyra e tij e politikanit reflekton që këto gjëra ndodhin. Ai personalisht si politikan e meriton këtë gjendje shpirtërore. Po i kthehen kusuret dhe ia kam thënë publikisht dhe privatisht atë që u ka bërë të tjerëve. Ilir Meta është njeriu i cili e ka merituar këtë përbaltje publike për arsye se ka mbjellë gjuhën e tij për një kohë të gjatë”, deklaroi Baton Haxhiu.

Ndër të tjera, analisti i bëri thirrje Ilir Metës që të largohet nga politika.

“Ajo që do t’i ndodhi një politikani si Ilir Meta e mira e funksionit të tij të fundit do ishte përshëndetja e tij e fundit dhe të ikte nga politika. Nuk ka njeri që ka përmbushje shpirtërore se sa Ilir Meta, nuk ka funksion publik, politik dhe shtetëror që ka punuar ose s’ka punuar për qytetarët e këtij vendi dhe që ka pasur funksione që dikush asnjë edhe 100 vite e ardhshme nuk i ka arritur, Ilir Meta i ka arritur”, u shpreh Baton Haxhiu. /tvklan.al

“Nga erdhi informacioni për përfshirjen e Ilir Metës si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit”? Tregon Gentiana Sula

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula, e ftuar në emsionin “Opinion” në Tv Klan, ka treguar përballë gazetarit Blendi Fevziut se si ka ardhur informacioni për përfshirjen e Kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Blendi Fevziu: Z. Meta është përfshirë në një denoncim. Nga erdhi ky informacion, pse u hapën këto dosje?

Gentiana Sula: Ka qenë një e-mail informal dhe e-maili përmes shumë informacioneve është nisur në disa adresa të huaja. Nuk ka dalë nga ne. Ky e-mail na tregonte vendodhjen ku mund të gjendet dokumenti. Autoriteti ka disa mjete identifikimi dhe protokolli, futja brenda në dosje jo gjithmonë mund të përfshihet, ky email është informal, jo anonim. Autoriteti u mblodh dhe pastaj nuk e legjitmoi këtë kërkesë. Vendosëm të mos i përgjigjemi sepse nuk i plotësonte kriteret. E-maili kishte disa gjëra dhe këtij e-maili i thamë që janë 3 rrugë ku mund të marrësh informacione.

Megjithatë, Gentiana Sula tregon se pavarësisht kësaj, ky ishte një informacion i rëndësishëm dhe anëtarët e Autoritetit të Dosjeve shkuan për ta verifikuar nëse ishte i saktë apo jo dhe konstatuan ekzistencën e një dokumenti si dhe konstatimin e faktit që personi ishte i mbrojtur nga komisioni i mëparshëm, qoftë Mezini apo Bezhani.

Gentiana Sula: Lokacioni këtu ishte i rëndësishëm dhe Autoriteti këtu ka të gjithë rolin e tij. 2 nga anëtarët shkuam për ta verifikuar rastin. Autoriteti prej 5 vetash ka fuqi të plota në të gjitha arkivat e rrjetit, ka dhe ceritifikata sigurie të nivelit më të lartë, ka fuqi të bëjë verifikime. U konstua ekzistenca e një dokumenti, u konstatua fakti që personi është i mbrojtur nga komisioni i mëparshëm, qoftë Mezani apo Bezhani dhe për këtë arsye u kthye menjëherë në një fenomen që ishte i përsëritur.

Pretendimet për Ilir Metën, Gentiana Sula: Kemi nxjerrë inicialet, akuzat e ish-Presidentit janë të pabazuara dhe fyese

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula thotë se nuk kanë nxjerrë asnjë dokument me emrin e ish-Presidentit Ilir Meta si person i dyshuar për bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit.

Në një intervistë për emisionin Opinion, Sula theksoi se në dokument identitetet kanë qenë me iniciale.

“Ne nuk kemi nxjerrë, ne kemi nxjerrë iniciale. Në të gjithë personat e verifikuar ne përdorim iniciale. E njëjta gjë është edhe në rastin e Ilir Metës. Në parlament asnjë nga partitë nuk verifikon kandidatët. Parlamenti ka përdorur ligjin gjerman. Ne kemi verifikuar mijëra figura. Më duket që edhe interesi publik nuk është aq i ulët, më duket që kjo gjë duhet bërë”.

E pyetur nëse një dosje mund të manipulohet, sikurse pretendon edhe Ilir Meta në padinë që ka bërë ndaj Gentiana Sulës, kryetarja e Autoritetit të Dosjeve thotë se ekzistojnë 2 elementë për një dosje.

Znj.Gentiana Sula i hedh poshtë të gjitha akuzat e bëra nga Ilir Meta në padinë që ky i fundit ka bërë në SPAK ndaj Autoritetit të Dosjeve.

Blendi Fevziu: Mund të manipulohet një dosje znj.Sula?

Gentiana Sula: Natyrisht që ka pretendime. Një dokument arkivor ka 2 elementë, është autenticiteti dhe besueshmëria. Sa i përket autenticitetit, të gjitha rregullat ne i zbatojmë në mënyrë rigoroze. Nga ana tjetër për besueshmërinë e dokumentit, shërbimet inteligjente dokumentet i kanë me motivim të caktuar kështu që ka pretendime për saktësi dokumenti. Ekzistojnë të gjitha rrugët institucionale për të vërtetuar autenticitetin. Që të publikojmë elementë të dosjes ka rrugë të caktuara institucionale. Ka një parakusht, që media lejohet të shqyrtojë dokumente të ngjashme. Por një element paraprak është që të gjithë personat e përfshirë në dosje duhet të parashtrojnë rrethanat, faktet.

Blendi Fevziu: Ideja e këtij ligji ka qenë e juaja apo e imponuar nga politika?

Gentiana Sula: Të dyja bindjet janë propozuar që vitin 2019-2020 në çdo raport vjetor. Nëse bëhen të dyja ligjet kjo do jetë një stekë më e ngritur e politikës dhe shoqërisë shqiptare.

Blendi Fevziu: Z.Meta ju ka paditur në SPAK? Mendoni që keni shekull ligjin?

Gentiana Sula: Nuk jemi njohur me akuzën në mënyrë të plotë. I kemi hedhur poshtë si të pabazuar dhe fyese. 





Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

00:35 09/09/2022