Kompania Salillari drejt përfundimit të urës së Kukësit. Kjo urë është ndërtuar nga kompania Salillari. Financimi për urën e Kukësit është bërë nga kompania Salillari dhe Kastrati Group.

Ditët e fundit është publikuar pamja e urës së Kukësit, e cila po ndërtohet në Rrugën e Kombit për të shmangur një kthesë 90 gradëshe në hyrjen në Kukës. Ndërtimi i kësaj ure që është 320 metra i gjatë, 270 metra pa asnjë këmbë, e gjitha e varur, ka sipas ndërtuesit të saj, Xhorxho Rizi, një prej arkitektëve më të rëndësishëm italinë, harkun më të lartë në Evropë, bëhet fjalë për urën me hark, jo ura më e madhe në Evropë. Pra, ka harkun e salduar më të madh në Evropë që ëshët përshtatur për erërat dhe për çdo gjë tjetër.

Është një investim prej 35 milionë Euros i “Salillari”, i cili pritet ta vendosë atë në punë, të paktën në ditët në vijim, projektuesi i saj dhe konstruktori tha që në fillim të sezonit do të jetë e vendosur në punë. E veçanta e urës është se është një urë që rrëshket, noton në liqen, derisa vendoset në anën përballë. 5 mijë e 300 tonë çelik janë dashur për projektin e urës, vetëm për kontruksionin e saj. Është vepra më e madhe e këtij lloji në Shqipëri, ura me harkun më të lartë në Evropë, 67 metra e lartë.