#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Një intervistë me deputeten Jorida Tabaku si kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane, flet se çfarë ka ndodhur realisht me integrimin europian të Shqipërisë? Pse ne jemi kaq të vonuar? Cilat janë afatet që presim? Një ëndërr thauajse 33-vjeçare e integrimit europian që vijon të mbetet ëndërr, por çfarë ka ndodhur me të?

Integrimi i Shqipërisë në BE/ Tabaku: E padrejtë ngecja për hapjen e negociatave për shkak të Greqisë

“Ku ka ngecur integrimi i Shqipërisë në BE?”, ka qenë kjo çështja ku është fokusuar intervista në “Opinion” në Tv Klan me deputeten demokrate, Jorida Tabaku. Gjatë fjalës së saj, Tabaku është shprehur se në këtë proces është dështuar në vendosjen e njerëzve në qendër të ndryshimeve teksa ka shtuar se flitet për gjëra teknike dhe se ndryshimi real është tek njerëzit. Ky është fokusi që sipas Tabakut duhet të ndryshojë.

Jorida Tabaku: Prespektiva e njerëzve nuk ka ndryshuar, jemi populli më evropiandashës, ka luajtur me ndjenjën e dëshirës për të shkuar në Evropë. Kemi dështuar që t’i vendosim njerëzit në qendër të ndryshimeve. Ne flasim për gjëra teknike. Ndryshimi real tek njerëzit nuk po vjen. Këtë fokus duhet të ndryshojmë. Dua ta veçoj, është përgjegjësi e qeverisjes për integrimin e vendit, të ketë ngecje të procesit siç ka pasur Shqipëria që në 2013, problem i politikës. Jemi aty ku ishim.

Por në çfarë faze jemi konkretisht në lidhje me integrimin në BE?

Jorida Tabaku: Vendimi i Marsit 2020 tregoi se ka një dëshirë për zgjerimin dhe u mor vendim që të paktën duhet të vazhdonin negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, përfundoi procesi i Sreening, presim hapjet e kapitujve. Qeveria ka dështuar të ketë diskutime që shkojnë tek grupet e interesit, kufizohet në numrin e mbledhjeve. Nuk është ky procesi i integrimit. Procesi është ndryshimi cilësisht, zbatimi i këtyre reformave dhe sa ndikojnë këto tek qytetarët.

Si përfitojnë shqiptarët konkretisht në këtë fazë drejt integrimit të Shqipërisë?

Jorida Tabaku: Në fazën në të cilën ne ndodhemi, ngecja për hapjen e negociatave për shkak të një diskutimi bilateral me Greqinë që unë mendoj se është i padrejtë pasi çështjet bilaterale që janë ndikuar tek vendet tona fqinje, nuk duhet të bëhen pengesë për procesin e integrimit. Komisioni vendosi se duke qenë se kapitujt nuk po hapen dhe duke qenë se ky ndryshim nuk është duke ardhur në mënyrë normale nga vendet, edhe komisioni ndryshoi sjelljen dhe mënyrën si po ju drejtohet vendeve dhe prezantoi Planin e Rritjes. Komisioni ndryshoi mënyrën se si do t’i qasen këtij procesi për t’u fokusuar tek qytetari, njerëzit dhe Plani i Rritjes ka si synim që të gjitha këto kritere që po përpiqemi që të qasemi me BE-në, të fillojmë dhe në mënyrë rajonale.

/tvklan.al