Të ftuar: Bujar Nishani, Neritan Sejamini, Dashamir Shehi, Baton Haxhiu, Ermal Hasimja dhe Preç Zogaj.

Baton Haxhiu: Të gjitha partitë blejnë vota; Fevziu: PD-ja jo

Gazetari Baton Haxhiu ka deklaruar sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan se të gjitha partisë politike, përveç të voglave, blejnë vota.

Por kjo tezë e hedhur nga Haxhiu është kundërshtuar nga të ftuarit e tjetër. Edhe drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu ishte kundër dhe tha se PD nuk blen vota.

Baton Haxhiu:Parimi i parë që duhet të ndërtojë Lulzim Basha nuk është ai i ka vjedhur zgjedhjet apo jo ai. Të gjitha partitë politike, hiqi të voglat blejnë vota. Është e ditur publike.

Blendi Fevziu: Jo, PD nuk blen vota.

Ermal Hasimja: Jo jo, se nuk i gjen do PD-ja 40 milionë Euro.

Bujar Nishani: Kjo është e pasaktë, unë kam qenë pjesë e fushatave.

Baton Haxhiu: Të gjitha kanë mënyrën e vetë. Nëse nuk rregullohet sistemi i financimit të partive politike.

Blendi Fevziu: Urdhëro, nga biznesmenët.

Baton Haxhiu: Po le t’i deklarojnë, nuk e kam problem atë punë.

Blendi Fevziu: I japin Lekë dhe PS-së dhe PD-së. A nuk është kështu Baton.

Baton Haxhiu: Jo unë nuk e di.

Blendi Fevziu: Nuk e di dhe qesh.

Nishani analizon të djathtën në Shqipëri: Mënyra se si mund të rikthehet në pushtet

Ish-presidenti Bujar Nishani, i cili tashmë mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka bërë sot një analizë të djathtës në Shqipëri dhe shanset e saj për të ardhur sërish në pushtet.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Nishani ka tha se e djathta në Shqipëri ka qenë shumë herë në pushtet dhe kujtoi vitin 2005 kur PD, në atë kohë e drejtuar nga Sali Berisha, arriti që të fitonte bindshëm.

Ndryshimi i madh që u bë në vitin 2005, erdhi pikërisht për këtë që ofroi personalitete, po ashtu unifikoi idenë. Ishte etje për opinionin publik që kishte të bënte me luftën kundër korrupsionin”, u shpreh Nishani.  

Më tej ai tha se sot opozita ka një problem shumë të madh, pasi sipas tij nuk ka arritur që të fitojë besimin e shumicës së shqiptarëve.

Ky është një problem i madh, pasi nuk ke arritur që të fitosh besimin e shumicës së shqiptarëve. Çështja e mungesës së besimit të publikut është një problem që ekziston”, tha ish-presidenti.

Më tej ai ka treguar se si e djathta mund të kthehet sërish në pushtet.

PD dhe aleatët e saj kanë pasur problemin më të madh se nuk kanë depërtuar tek pjesa e heshtur e publikut. Mua nuk më intereson fare se çfarë mendon Rama, ai e bën në interes të synimit politik të tij. Mua më intereson që e djathta, duke bërë dhe analizën, të kalojë në atë që është një spektër. Në këtë spektër duhet të përfshirë programet, idetë dhe interesat e pjesës së popullsisë që është sot më aktive”, shtoi ai.

“PD nuk fiton përpara PS”, Dash Shehi për deklaratën e Ramës: Kjo është ide e vjetër komuniste

Kryeministri Edi Rama deklaroi javën e kaluar në Opinion se Partia Demokratike “nuk do të jetë kurrë forcë e parë përpara Partisë Socialiste”, dhe se në zgjedhjet e 25 Prillit ishte rezultati maksimal që mund të arrinte.

Por kreu i LZHK Dashamir Shehi mendon ndryshe. I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Shehi thotë se deklarata të tilla i përkasin regjimit të komunizmit.

Sipas Shehit, Partia Demokratike në Shqipëri është e qendrës së djathtë dhe nuk ka diferencë të madhe votash kundrejt PS-së.

“Kjo është ideja e vjetër e komunizmit në Shqipëri. Rama nuk është vetëm zgjatimi modern i kësaj kohe. Racionale po t’i marrim ato shifrat, aty ka vitin 2009 del PD-ja përpara. Nuk është se nuk ndodh në Shqipëri të fitojë e djathta. Opozita shqiptare i ka të gjitha shanset e veta. Unë nuk kam pretenduar që ne jemi shumicë në Shqipëri. Ne flasim për një forcë siç është PD që t’i themi të djathtë bëjmë gabim. PD është një parti popullore e qendrës. Ka bërë kaq shumë reforma sa në Europë do ishte social-demokraci. Ka bërë tokën shqiptare, fabrikën 20% punëtorit, shtëpitë falas. PD është një fuqi popullore e qendrës. Në qoftë se do t’i grumbullojë votat, sigurisht që janë të gjitha mundësitë që midis atyre votave, 100 mijë vota të bëjnë lëvizje. Diferenca këtë radhë, PS është 48%, 52% janë të tjerët. Pse qenka humbje? Kjo është një tezë të cilën ai (Edi Rama) nga lavdia e këtij momenti i turret shqiptarëve, bën trimin dhe u thotë që ju s’fitoni kurrë.  Ky ka pasur sukses këtë radhë”, tha Dashamir Shehi.  /tvklan.al