Të ftuar:

Erion Skendaj – Gazetar

Albert Nikolla – Këshilltari i Kryeministrit për Çështjet Sociale

Plarent Ndreca – Antar Bordi në Universitetin e Tiranës

Ervin Qafmolla – Gazetar

Arlind Qorri – Petagog

Dhurata Shehri – Petagoge

Gazetari i News 24, Erion Skendaj, të hënën, deklaroi se në momentin kur një pjesë e studentëve janë futur në orët e mësimit, pati një lloj frike nga ana e tyre kjo edhe mbjellë brenda fakulteteve se do të humbisnin vitin shkollor, pasi kishte filluar aplikimi i mungesave.

I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, Skendaj tha se sipas informacioneve që zotëron, aplikimi i mungesave ka filluar dhe studentët për këtë fakt ndjehen të frikësuar.

Ai tha se kjo është arsyeja se pse një pjesë e studentëve ka filluar të futet në auditore, pasi ata nuk kanë asnjë informacion në lidhje me atë se çfarë po ndodh brenda auditoreve.

Këshilltari i Kryeministrit për Çështjet Sociale, Albert Nikolla, të hënën, deklaroi se mësimi ka filluar në një pjesë të fakulteteve dhe aty ku ka ende bojkot, mësimi do vazhdojë së shpejti.

Nikolla në studion e emisionit “Opinion”, në Tv Klan tha se protesta studentore tashmë e ka humbur shpirtin e saj, pavarësisht problemeve të rëndësishme që evidentoi.

Ai u shpreh se bojkoti studentor tashmë është instrumentalizuar dhe për këtë arsye në ditët në vazhdim pritet edhe fillimi i plotë i ciklit mësimor në auditoret universitare.

“Situata aktuale është pa shpirt. Sepse është e instrumentalizuar dhe nuk do të zgjasë, pasi është evidente se mësimi po fillon, – tha ai.

Gazetari Erion Skendaj, të hënën, deklaroi se ndaj studentëve shqiptarë është ushtruar presion për t’mos iu bashkuar protestës studentore.

I ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Skendaj tregoi se ka pasur një rast flagrant kur një student i është larguar në minutën e fundit në një lidhje direkte, pasi kishte frikë nga presionet që i ishin bërë prindërve të tij.

Skendaj: Më ka ndodhur një rast flagrant gjatë një lidhjeje direkte, po intervistoja tre-katër persona, por njëri mu shkëput në minutën e fundit. I shkova afër për t’a pyetur në lidhje me largimin dhe më tha se isha në një intervistë më parë tek një televizion tjetër dhe më morën prindërit në telefon dhe më thanë hajde në shtëpi, pasi po na kërcënojnë me fidanishten.

Më tej, ai tha se të tilla presione janë kryer hapur dhe një kërcënim i tillë ishte për të dërguar tatimorët në biznesin e prindërve.

**************************

Kush po i prish kanionet e Holtes!