Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Në mbledhjen e byrosë parlamentare opozita kërkoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Servet Pëllumbi, nisur nga votimi i projektligjit për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë gjatë regjimit komunistë. Kjo kërkesë u deklarua dhe në mbledhjen e grupit parlamentar të PD nga lideri Berisha.

Sali Berisha: “Është kërkuar largimi i kryetarit të Parlamentit”.

Mbledhja e byrosë u shoqërua me debatin e partive të vogla mbi ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar, pas marrëveshjes së firmosur mes dy partive të mëdha PS-PD, në prani të OSBE-së. Si rezultat i këtij debati, partitë e vogla kanë bojkotuar mbledhjen e byrosë parlamentare, duke lënë në sallë bashkë, përkrah drejtueses Makbule Çeço vetëm përfaqësuesit e dy partive të mëdha./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj