Me të njëjtën kërkesë, atë të largimit nga zyra e tij në Bashkinë e Tiranës, opozita protestoi kundër Erion Veliajt.

Skenari ishte i njëjtë. Fjalime dhe molotov. Sasia e molotovëve këtë herë ishte më e madhe. Por njësoj si në protestën e parë, ato rrezikuan sërish forcat e rendit.

Nuk munguan përplasjet me policinë, të cilat i udhëhiqte deputeti Flamur Noka.

Pavarësisht këtyre akteve, protesta përfundoi pa incidente. Anëtarët e Këshillit Bashkiak të opozitës si dhe përfaqësues të selisë blu, përpara shpërndarjes lajmëruan se do të rikthehen çdo javë për të protestuar derisa Veliaj të vendoset përpara drejtësisë njëlloj si drejtorët e tij të arrestuar si pjesë e dosjes 5D.

Ajo që lanë pas ishin këto pamje të sendeve të shumëllojshme të hedhura përpara derës së bashkisë si dhe boja që njollosi muret.

Disa dhjetëra prej protestuesve që ushtruan dhunë u shoqëruan në polici ndërsa një grup hetimor nisi mbledhjen e provave, duke e konsideruar oborrin përpara bashkisë si skenë krimi.

Tv Klan