Paralajmëron lëvizjen e re kundër tyre

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka propozuar që të mbahet një referendum mbi ligjin e diskutueshëm që planifikon të vendosë vendi i tij mbi komunitetin LGBTQ. Kjo lëvizje nga ana e qeverisë hungareze është përgjigje ndaj Bashkimit Europian pasi e kundërshtuan këtë masë të re nga ana e Orban.

Orban iu drejtua qytetarëve me një deklaratë të mërkurën ku theksoi se referendumi do të bëhet me 5 pyetje. Qëllimi kryesor i qeverisë është që të pyesë publikun nëse mbështesin “promovimin” e përmbajtjeve që lidhen me orientimin seksual të fëmijëve. Orban është personi që po nxit popullin që të votojë “jo”.

“Javët e fundit, Brukseli ka sulmuar Hungarinë mbi ligjin për mbrojtjen e fëmijëve. Ligjet hungareze nuk e lejojnë propagandën seksuale në çerdhe, shkolla, televizione dhe reklama”, tha Orban në një video në Facebook.

Gjatë deklaratës së tij, Orban iu referua edhe një referendumi të disa viteve më parë për të ndaluar planin e BE-së për emigrantët.

“Atëherë, referendumi dhe vullneti i përbashkët ndaloi Brukselin. Ia dolëm njëherë dhe do t’ia dalim sërish”, tha Orban.

Shtetet anëtare të BE-së dhe liderët europiane e kanë kritikuar këtë politikë të re të Orban. Madje kryeministri holandez, Mark Rutte, iu drejtua personalisht homologut të tij duke i thënë se “Hungaria nuk ka vend në BE”.  CNN ka mësuar se gjatë një takimi me dyer të mbyllura liderët europianë i janë drejtuar ashpër Orban, madje edhe me paralajmërime.

Ligji që propozon Orban ndalon të gjitha materialet edukative dhe programet për fëmijë që promovojnë homoseksualitetin dhe përcaktimin e gjinisë./tvklan.al