Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda prej kohësh janë në një lidhje dashurie. Ata kanë kaluar karantinën së bashku dhe mesa duket kjo gjë e ka përforcuar dashurinë për njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e djeshme ajo ka ndjekur ndeshjen ku luante Erosi dhe u ndje shumë krenare kur ai shënoi gol. Këtë lumturi e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj duke publikuar një foto gjatë ndeshjes, ku shkruan: “Ti më bën kaq krenare”.

Më vonë ajo ka publikuar edhe një moment romantik, duke ecur bashkë dore për dore në rrugët e qytetit. /tvklan.al